Peja 03 fiton ndaj Bashkimit duke barazuar serinë finale në 1:1

Peja 03 ka shënuar fitore me rezultat 65:55 ndaj Bashkimit në finalen e dytë të Play-offit në Superligën e Femrave.

Me organizim të mirë në sulm dhe mbrojtje të qëndrueshme, skuadra e ruajti kontrollin dhe menaxhoi diferencën gjatë gjithë lojës.

Paige Powell ishte më e mira te vendaset me 21 pikë e dhjetë kërcime, derisa Alexis Mead shënoi 21 pikë për mysafiret.

Seria finale u barazua në 1:1, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione. Dy ndeshjet e ardhshme zhvillohen në Prizren. /Kosova.info/

Go to TOP