Aksident në Llugë të Podujevës, tre të lënduar
Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Llugë të Podujevës, duke lënë tre persona të lënduar.
Lajmin për Kosova.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ameti.
Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
