Vendimi për përvojën e punës, Gjykata Kushtetuese e Kosovës detyron Qeverinë – paralajmërohen shkelje dhe borxhe ndaj 90 mijë zyrtarëve
Naim Jakaj nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk e ka rritur përvojën e punës nga 0.25% në 0.5% me vullnetin e saj, por si rezultat i detyrimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Sipas tij, problemi qëndron në faktin se zbatimi i këtij aktgjykimi po bëhet në kundërshtim me kërkesat e vetë Gjykatës duke nënkuptuar shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe shpërfillje të vendimeve gjyqësore.
Jakaj thekson se aktualisht mbi 90 mijë zyrtarë publikë kanë rreth 22 muaj borxh të papaguar nga Qeveria dhe Kuvendi, çka mund të sjellë pasoja serioze financiare dhe ligjore.
Ai paralajmëron se nëse nuk ndërmerren hapa urgjentë për ndryshimin e Ligjit për Pagat, sistemi i drejtësisë do të përballet me mijëra lëndë të reja duke rritur kostot si për qytetarët ashtu edhe për shtetin. /Kosova.info/
