Gashi dhe Mora flasin për sigurinë dhe bashkëpunimin në Dubravë
Drejtori i Qendrës Korrektuese të Dubravës, Sami Gashi, ka pritur në takim Komandantin e Rajonit Perëndimor të KFOR-it, Federico Mora.
Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe korrektimit. Drejtori Gashi e ka njoftuar Kolonelin Mora edhe për gjendjen e sigurisë brenda kësaj qendre, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Në përfundim të takimit, Drejtori Gashi e ka falënderuar Kolonelin Mora për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa ky i fundit ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. /Kosova.info/
