Urgjenca

Shkruan: Besim XANI

Gjithçka fillon me arsim serioz, fatkeqësisht qe 25 vite pas luftës askush arsimin se ka marrë serioz hiç! Demokracia ka edhe defekte të mëdha, pse mu leju shkollimi privat pse? aty ka vetëm një përfitues ai që e ka themeluar shkollën private as një, ama bash as një shkollë private nuk mund të ketë seriozitetin e shkollimit shtetëror, mjaft më me gënjeshtra turp të e gënjejmë rininë me shkollim privat. Ne kemi bërë hajgare UP e shkatërruar, popullin e mbushur me diploma, pa dituri, ky është shkollimi privat, jo vetëm në Kosovë po askund në botë, shkollimi privat s’ka të bëjë me seriozitet ma merr mendja e dinë të gjithë, por askush se thotë. Sot po shihen pasojat, një 25 vjeçar jo që se ke profesionist të asnjë fushe por ne e kemi shkatërruar edhe formimin e personalitetit, sot nuk kemi qytetar, qytetar nuk është ai që banon në qytete por ai që ka arsye, ka edukatë, empati, intelekt, është human, patriot, si dhe profesionist i shkëlqyer. Sot rinia e Kosovës është e mbushur me diploma universitare por fatkeqësisht pa as një cilësi që i përmenda më lartë, e frikshme më mirë vonë se kurrë! Urgjentisht Kuvendi duhet të nxjerr ligje që të mbyllen të gjitha institucionet private nga parashkollor deri në universitet dhe shkollimi ti besohet vetëm arsimimit shtetëror nga çerdhet deri në Universitete, përndryshe kjo shoqëri s’do të jetë e barabartë me botën, sot, nesër, vonë edhe kështu 25 vite shkatërrim janë të pafalshme të pariparueshme! Unë përgjithmonë do ti besoj vetëm shkollimit shtetëror të gjitha hallkave të tij nga çerdhet fillore, shkollimi i mesëm e deri te ai universitar, pikë. Ka pasur të drejtë Platoni para 2500 viteve kur thotë: “Edukimi i rinisë duhet të jetë nën kontrollon rigoroz të shtetit”!


Go to TOP