`Biedermani dhe Zjarrvënësit` – një premierë që sfidon ndërgjegjen

Sonte ne Teatrin Kombëtar të Kosovës u dha Shfaqja “Biedermani dhe Zjarrvënësit”, nga Max Frisch dhe me regji të Agon Myftari, vjen si një reflektim i fuqishëm mbi shoqërinë dhe rolin e individit brenda saj. Përmes një rrëfimi ironik dhe të mprehtë, vepra trajton temën e indiferencës dhe bashkëfajësisë përballë rrezikut që shpesh e shohim, por zgjedhim ta injorojmë.

Në këtë realizim skenik, loja e aktorëve si Kushtrim Qerimi, Arta Selimi dhe Shkëlzen Veseli, së bashku me një kast të gjerë, sjell një energji të veçantë dhe një interpretim të thellë emocional që e mban publikun të angazhuar.

Ekipi krijues kontribuon fuqishëm në ndërtimin e atmosferës skenike: muzika nga Memli Kelmendi, dramaturgjia nga Zoga Çeta Çitaku, skenografia nga Nicola Minssen dhe kostumografia nga Samka Ferri, ndërtojnë një univers artistik të plotë dhe koherent.

Go to TOP