Kosova përpara Botërorit! Mesazh krenarie nga Albulena Haxhiu
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu përgëzon ekipin kombëtar të Kosovës për performancën historike në futboll duke theksuar se kjo lojë dëshmoi se Kosova është gati të konkurrojë në skenën më të madhe ndërkombëtare.
Haxhiu e cilëson këtë si një hap të rëndësishëm drejt ëndrrës për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror dhe shpreh krenarinë për ekipin dhe tifozët.
“Urime Kosovë! Urime të gjithëve!”, shkruan ajo. /Kosova.info/
