Kajtazi: Lirimi i Donika Kada-Bujupit nga aktakuza për gaz lotsjellës, vendim i papranueshëm”Lajmi:

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjykatës për lirimin nga aktakuza të Donika Kada-Bujupi, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendi i Kosovës.

Sipas Kajtazit, ky vendim përbën një precedent të rrezikshëm dhe dëshmon për, siç e quan ai, një “gjykatë të kapur”.

Ai e cilëson veprimin e Kada-Bujupit si akt të rëndë kriminal duke përmendur disa vepra penale që, sipas tij, do të duhej të ishin trajtuar nga drejtësia, përfshirë tentim vrasjeje, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pengim të kryerjes së detyrës zyrtare dhe sulm ndaj institucionit më të lartë të shtetit.

“Kajtazi thekson se hedhja e gazit në një ambient të mbyllur, ku ndodheshin deputetët, dhe mbyllja e derës për të penguar daljen e tyre, përbën rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e të pranishmëve duke shtuar se për këtë ekzistojnë edhe pamje filmike. /Kosova.info/


Go to TOP