Kusari-Lila dhe Rama diskutojnë krijimin e Parkut Industrial Eco në Prishtinë
Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për të thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional në projekte zhvillimore.
Gjatë takimit u diskutua veçanërisht për krijimin e një Parku Industrial Eco, për të cilin tashmë ekziston një plan fizibiliteti.
Kusari-Lila theksoi se zhvillimi i parqeve industriale të gjelbërta dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë kyç për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe inovacion. /Kosova.info/
