Policia shoqëron në stacion u.d. kryeshefen e ARBK-së
Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor për intervistim ushtruesen e detyrës së kryeshefes së Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), në kuadër të Ministrisë së Tregtisë.
Në stacionin policor janë shoqëruar tre persona. Në mesin e tyre, sipas burimeve, është shoqëruar edhe ushtruesja e detyrës së kryeshefes së ARBK-së Igballe Rexha- Jashari.
Dyshimet e para janë për shkak të ndryshimit të aksioneve të pronësisë së një biznesi.
Policia ka bastisur zyret e ARBK’së, duke mos lejuar punëtorët të futen në objekt.
