Sadiku: VV kërkon masë në Kushtetuese, pastaj thërret për dialog – kjo është budallaki politike
Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar qasjen e Lëvizja Vetëvendosje lidhur me dërgimin e çështjes në Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe thirrjet e mëvonshme për dialog politik.
Sadiku ka thënë se është kontradiktore që njëra palë fillimisht t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar masë ndalese, e më pas të kërkojë që çështja të zgjidhet përmes bisedimeve politike pa pritur vendimin e gjykatës.
Sipas tij, kjo qasje tregon mungesë serioziteti dhe krijon konfuzion në skenën politike.
“VV i drejtohet Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar masë ndalese dhe Gjykata thotë OK. Tash, pasi vetë e kanë dërguar çështjen në Gjykatë, dalin e thonë: hajde të flasim, mos ta presim Gjykatën. A jeni në vete? Këto nuk janë më lojëra politike. Kjo është thjesht budallaki”, ka deklaruar Sadiku.
Ai ka shtuar se kur një çështje dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë duhet pritur vendimi i saj dhe jo të kërkohen zgjidhje të tjera paralele politike. /Kosova.info/
