Nesër qeveria mban mbledhje solemne për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër mbahet mbledhje solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës, njofton Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit mbledhja do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, me fillim nga ora 09:00, ku pritet të përkujtohet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së vendit.

Po ashtu në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ceremonia do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me fillim nga ora 12:00. /Kosova.info/


Go to TOP