Premiera e “Nemesis” vjen javën e ardhshme në Teatrin Kombëtar
Shfaqja “Nemesis”, në regji të Florent Mehmetit, do të ngjitet në skenë me premierë më 3 mars 2026 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Kjo shfaqje produksion nga Teatri ODA, e shkruar nga Lirak Çelaj dhe Florent Mehmeti, trajton artistikisht rrugëtimet dhe fatet e pushtetit dhe forcës si parakushte por edhe katalizatorë të degradimeve të personalitetit.
“Nemesis” ndërthur referencat historike të njerëzimit, duke i mbështetur ato me referenca shkencore të neurokimisë, të ngurtësimit e sforcimit të sjelljes dhe mendjes njerëzore, por edhe me ndryshimet funksionale në trurin e njeriut.
Reprizat e shfaqjes jepen më 4 dhe 7 mars 2026.
