Policia e Kosovës pranon donacion prej 200 mijë euro nga Gjermania
Policia e Kosovës ka pranuar një donacion nga Republika Federale e Gjermanisë në vlerë rreth 200 mijë euro.
Më 23.02.2026, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i PK-së, Fehmi Hoti, me bashkëpunëtorë, priti në takim përfaqësuesin e Ambasadës Gjermane, zëvendësambasadorin Christian Böttcher, ku u bë pranim-dorëzimi i donacionit.
“Ky donacion synon mbështetjen për Policinë e Kosovës, konkretisht në forcimin e mbikqyrjes së kufirit shtetëror. Donacioni në fjalë ka vlerën rreth 200 mijë euro, përfshirë 5 vetura dhe paisje teknologjike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia e Kosovës vlerëson lartë bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë Gjermane dhe Ambasadës Gjermane në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe teknologjike. /Kosova.info/
