Në mungesë kuorumi dështon mbledhja e KPK-së, ishin veç 4 anëtarë

Vetëm pak minuta ka zgjatur takimi i 286 i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Vetëm katër anëtarë ishin prezent në këtë mbledhje, derisa kuorumi i nevojshëm është prej pesë anëtarësh.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, tha se një ditë më parë ka marrë njoftim nga njëri anëtar që për shkaqe shëndetësore nuk mund të jetë i pranishëm në takim.

“Duke u bazuar në nenin 13 të Ligjit për Këshillin Prokurorial për mbajtjen e takimit janë të nevojshëm 5 anëtarë. Duke  marrë parasysh që prezenca është vetëm me katër anëtarë, nuk ka kushte për t’u zhvilluar takimi. Me këtë rast mbyllë takimin e sotëm, kurse takimin e radhës do ta përcaktojmë në bashkëpunim me gjithë anëtarët e Këshillit”, tha ai.


Go to TOP