Vritet me thikë një i ri në Tiranë
Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Tiranë pasi është goditur me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Viktima është identifikuar si E. Pashollari, ndërsa mësohet se ai është sulmuar menjëherë sapo ka dalë nga automjeti i tij. Autori i dyshuar është identifikuar si G.Buçpapa
Tre persona, dy djem dhe një vajzë, kanë sulmuar të riun, ndërsa gjatë përleshjes fizike, G.Buçpapa e ka goditur 32-vjeçarin me thikë në kurriz.
Viktimës i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij e kanë nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, ku edhe ka humbur jetën rrugës.
Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.
