Rahoveci ia shkakton Besa Famgasit humbjen e dytë rresht
Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll, ndërkohë që ia ka shkaktuar Besa Famgasit humbjen e dytë rresht.
Të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e fitoi me rezultat 39:30 derbin e xhiros së 17-të.
“Vreshtarët” u shkëputën herët në rezultat dhe më pas mbajtën epërsi bindëse deri në fund të ndeshjes.
Egzon Gjuka dhe Guilherme Fernandes i realizuan nga tetë gola për kampionin në fuqi, Rahovecin. Pesë i shtoi Granit Kadiri. Te Besa Famgas më efikasi ishte Deniz Terziqi me nëntë gola. Tetë i shënoi Jon Vokshi, kurse nga katër Elion Vokshi dhe Boban Kakovski.
Besa Famgas të dielën pësoi nga Kastrioti në Pejë. Tani është në vendin e tretë me 24 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur. Rahoveci është lider me 30 pikë, sa i ka edhe Kastrioti në vendin e dytë.
Po të enjten, Kastrioti fitoi 39:20 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.
Elion Goçi e Adonit Isufi i shënuan nga shtatë gola për ekipin ferizajas. Te Vëllaznimi u dallua Matheus Henrique me nëntë gola.
Vëllaznimi mbetet i katërti me 16 pikë.
Në Mitrovicë, Llapi fitoi 35:23 ndaj Trepçës.
Victor Ramirez ishte më efikasi te Llapi me tetë gola. Te Trepça gjashtë gola i kishte Ermir Januzi.
Llapi me fitore doli në vendin e pestë me 13 pikë. Trepça mbetet me 12 pikë, por tani në vendin e gjashtë. E ka një ndeshje më pak. /Kosova.info/
