Pas arrestimit të vëllait, Mbreti Charles III: Ligji të ndjekë rrugën e vet

MbretI Charles III ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, Andrew Mountbatten-Windsor, i cili u ndalua të enjten nën dyshim për shkelje në detyrën publike. Arrestimi lidhet me kohën kur Andrew shërbente si përfaqësues tregtar i Britanisë midis 2001–2011 dhe pas publikimit të mijëra email-eve lidhur me financierin Jeffrey Epstein.

Në një deklaratë, Mbret Charles tha se “ligji duhet të ndjekë rrugën e vet” dhe se autoritetet kanë mbështetjen e plotë të familjes mbretërore. Ai shtoi se nuk do të komentojë më tej, ndërsa familja do të vazhdojë shërbimin e saj ndaj publikut.

Mountbatten-Windsor, 66 vjeç, u zhvendos në pronën e Mbretit Charles në Norfolk pasi u evikua nga shtëpia pranë Kështjellës Windsor. Ai gjithmonë ka mohuar çdo shkelje lidhur me Epstein.

Ekspertët e mbretërisë e konsiderojnë arrestimin si një nga krizat më të rënda të Shtëpisë së Windsor-it në shekullin e fundit, krahasuar vetëm me abdikimin e Mbretit Edward VIII dhe vdekjen e Dianës, Princeshë e Uellsit.

Familja e Virginia Giuffre, e cila pretendonte se ishte trafikur për të pasur marrëdhënie me Andrew, përshëndeti arrestimin, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin. /Burimi: Euro News


Go to TOP