Drecun: Aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë rezultat i punës sonë
Ish kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, përkatësisht analisti ushtarako-politik, e ka pranuar se shteti i tij i ka dorëzuar dosje Prokurorisë Speciale (ZPS) me seli në Hagë të Holandës. Ai thotë se akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë rezultate i punës së Serbisë.
“Prej vitesh kam punuar që të arrihej deri te ky gjykim, madje që të ngrihej aktakuza. Ju kujtohet që kam formuar një grup pune që merrej me mbledhjen e fakteve dhe provave. Kam vendosur bashkëpunim me Prokurorinë e Specializuar dhe që atëherë e kam parë se çështjet kyçe në aktakuzë do të ishin ndalimet e paligjshme dhe organizimi hierarkik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Na e kemi dorëzuar atë dokumentacion, këtë material ka dorëzuar Serbia”, tha Drecun, në një intervistë në RTS.
Sipas tij, Serbia ka dhënë shënime për tetëdhjetë e gjashtë ndalime të paligjshme.
“Kemi dorëzuar dokumentacion të fuqishëm që është thjesht i pakundërshtueshëm. Pavarësisht se mbrojtja gjatë gjithë kohës është përpjekur ta komprometojë atë dokumentacion, duke thënë se UÇK-ja … nuk ka qenë e përbërë nga disa grupe të ndara që takoheshin herë pas here, por se ajo ka qenë e vendosur në mënyrë hierarkike si një organizatë klasike ushtarake dhe se ka ekzistuar përgjegjësi komanduese”, thotë Drecunë.
Drecun thotë se sipas tij, katër të akuzuarit janë përgjegjës mbi bazën e përgjegjësisë komanduese.
“Ne kemi dorëzuar dokumentacion që është sekuestruar në shtabet … Këto janë urdhra të ndryshëm, leje të ndryshme, raporte të ndryshme ku shihen nënshkrimet e komandantëve të zonave operative”, shtonë ai.
Drecun thotë se në aktakuzë shkruan se në atë ndërmarrje kanë marrë pjesë të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, “nga Shtabi i Përgjithshëm deri te, siç thuhet, ushtarët e fundit”.
Sipas tij, është e rëndësishme që ata të dënohen dhe që kualifikimi ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ të marrë verifikim në Dhomat e Specializuara.
Drecuynë ka pohuar edhe më parë se Prokuroria e Serbisë ka mbledhur mbi 7 mijë dokumente e të cilat, sipas tyre, janë dëshmi për krimet ndaj serbëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve tjera në Kosovë në periudhën 1998-2000.
ZPS, ka kërkuar dënim me 180 vjet ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Mbrojtja ka hedhur poshtë këto akuza, duke argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur një strukturë të organizuar komanduese dhe se krimet që i atribuohen katër të akuzuarve nuk janë të provuara.
