Pritjet në trafik që janë kthyer në përditshmëri

Të presësh në kolona në Prishtinë apo edhe në qytete të tjera, sikurse Fushë-Kosova, është kthyer në përditshmëri për qytetarët.

Problemi i trafikut të rënduar është që një kohë të gjatë dhe pavarësisht premtimeve të autoriteteve, ai ende nuk është zgjidhur.

Radio Evropa e Lirë ka realizuar këto fotografi më 13 dhe 14 shkurt të trafikut të rënduar në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.

Vetura duke kaluar një rrethrrotullim dhe poshtë tij në kryeqytetin e Kosovës ku shkruan "Mirë se vini në Prishtinë". Qytetarët e Prishtinës përditë përballen me pritje nëpër kolona.
Vetura duke kaluar një rrethrrotullim dhe poshtë tij në kryeqytetin e Kosovës ku shkruan “Mirë se vini në Prishtinë”. Qytetarët e Prishtinës përditë përballen me pritje nëpër kolona.
Kjo fotografi është realizuar në Prishtinë të shtunën e 14 shkurtit. Problemi i trafikut të rënduar në kryeqytet daton që moti, por zgjidhje për të ende nuk ka.

Dy autobusë të trafikut urban shihen në kolonat në Prishtinë. Si një zgjidhje për trafikun e rënduar, autoritetet lokale së voni kanë shtuar linjat e transportit publik, për të inkurajuar qytetarët që të mos përdorin shumë veturat e tyre.

Me pritje në trafik përballen edhe banorët e Fushë-Kosovës, që gjendet pak kilometra nga Prishtina.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që në mandatin e parë të tij në krye të qytetit ka premtuar zgjidhje për tollovitë në trafik.

Kolona të gjata në qendër të Prishtinës më 13 shkurt.

Numri një i Prishtinës, Përparim Rama, ka përsëritur vazhdimisht se ndërtimi i unazës së jashtme të qytetit do të lehtësonte trafikun.

Një rrugë e bllokuar në Prishtinë nga veturat më 14 shkurt. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2024, në Kosovë ishin të regjistruara mbi 518 mijë mjete motorike. Nga to, 411.372 ishin vetura dhe pjesa tjetër mjete transportuese, autobusë, motoçikleta etj.

Kolona në Prishtinë nuk ka vetëm në qendër të Prishtinës, por në rrugët hyrëse e dalëse dhe edhe nëpër lagje të tjera më në periferi gjatë pikut të trafikut.

Kolona veturash në një rrugë në Fushë-Kosovë, komunë që sipas regjistrimit më të fundit të popullsisë ka dendësinë më të madhe të popullsisë.

Linja 1 e Trafikut Urban, që lëviz nga Prishtina në Fushë Kosovë. Trafiku Urban thotë se ka 9 linja me 51 autobusë me të cilat udhëtojnë 60 mijë udhëtarë në ditë.

Një kolonë e gjatë me vetura shihet në një rrugë të Fushë-Kosovës më 14 shkurt.

Kryetari Përparim Rama ka përsëritur vazhdimisht se ndërtimi i unazës së jashtme të qytetit do të lehtësonte trafikun.

Kolonat në hyrje-daljet e Prishtinës tashmë janë bërë përditshmëri.

Por, derisa të mos ketë një zgjidhje për problemin e trafikut, qytetarët ndoshta duhet të marrin për bazë sugjerimin që Përparim Rama bëri në tetor të vitit 2024, kur tha se nëse bllokoheni në trafik, dëgjoni muzikë, bisedoni me dikë apo lexoni ndonjë libër.

Go to TOP