Rama: Korridori VIII bëhet korridor sigurie për forcat e NATO-s

Korridori VIII, me pikënisje në kompleksin portual Durrës–Porto Romano dhe dalje në Detin e Zi, është përfshirë zyrtarisht në planet dhe infrastrukturën kritike ushtarake të NATO, duke u njohur si korridor sigurie për mbrojtjen kolektive të Aleancës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau disa nga veprat që janë studiuar, projektuar dhe po zbatohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si pjesë përbërëse të këtij Korridori. Ai shkroi:

“Korridori VIII, pjesë e rrjetit europian #TEN-T dhe tashmë i certifikuar si korridor sigurie për forcat e #NATO-s”, shkroi Rama.

Përfshirja e Korridorit VIII si korridor sigurie për forcat e NATO-s e pozicionon Shqipërinë në një nyje strategjike të arkitekturës së sigurisë euroatlantike dhe e vendos vendin në qendër të planeve rajonale dhe infrastrukturave ku Aleanca do të përqendrohet në vitet e ardhshme. /Kosova.info/

Go to TOP