Kampionati Mesdhetar, favoritët nisin shkëputjen
Të enjten janë luajtur ndeshjet e xhiros së katërt të fazës grupore në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet.
Dhe favoritët kanë nisur shkëputjen në tabelë.
Në Grupin B, Kroacia tani prinë e vetme. I ka katër fitore. Sllovakia është e dyta me tri fitore e një humbje, sa i ka edhe Sllovenia. Pasojnë Maqedonia e Veriut, Italia dhe Greqia.
Të enjten Kroacia e fitoi top-ndeshjen me Sllovakinë, me rezultat 23:17. Maqedonia e Veriut fitoi ndaj Greqisë me rezultat 24:19, kurse Sllovenia e mposhti Italinë me rezultat 21:19.
Në Grupin A e vetme prinë Spanja, që ka katër fitore. Pasojnë Rumania, Turqia, Mali i Zi, Kosova dhe Bullgaria.
Spanja fitoi 26:24 ndaj Rumanisë, ndërsa dy gola ishte dallimi edhe në ndeshjen e Bullgarisë me Turqinë. Turqia fitoi 28:26. Ndeshjen e fundit të të së enjtes, mes Malit të Zi dhe Kosovës, e fitoi Mali i Zi.
Të premten janë ndeshjet e fundit të fazës grupore. /Kosova.info/

