Bislimi ia dorëzon detyrën Konjufcës

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, priti sot Glauk Konjufcën, të cilit i dorëzoi detyrën si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë Kurti III.

Gjatë takimit, Bislimi i uroi Konjufcës suksese në angazhimin e ri dhe shprehu besimin se ai dhe ekipi i tij do të vazhdojnë punët e mira dhe do të shërbejnë për interesat strategjike të vendit gjatë këtij mandati qeveritar.

Në fokus të përbashkët mbetet konsolidimi i politikave të jashtme dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për të avancuar interesat e Republikës së Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP