Krasniqi: E lëshuan bajrakun me stil – nga rrezik kombëtar në pako poste
Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në Kuvend duke akuzuar mazhorancën për standarde të dyfishta dhe ndryshim të qëndrimeve politike.
Përmes një reagimi publik, Krasniqi ka ironizuar procesin e votimit duke thënë se “e lëshuan bajrakun… me stil”, ndërsa ka shtuar se personi që, sipas saj, deri dje konsiderohej “rrezik kombëtar”, sot kaloi “si pako poste, pa zhurmë, pa skrupull”.
Ajo ka theksuar se për një vit ka pasur britma dhe bllokada politike, por në fund, sipas saj, u dha votë për “shokun e Mimozës e mikun e Radoiçiqit”.
“Politika juaj: sot armik, nesër koleg”, ka përfunduar Krasniqi duke akuzuar për mungesë konsistence dhe parimesh në veprimet politike.
Reagimi i saj vjen në vazhdën e kritikave të opozitës lidhur me votimet dhe marrëveshjet e fundit në Kuvendin e Kosovës. /Kosova.info/
