Emërohet komisioni për verifikimin e mandateve
Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve u miratua nga të 118 deputetët e pranishëm në seancë.
Ky komision përbëhet nga një përfaqësues i secilës parti politike dhe formimi i tij ishte pika e parë e rendit të ditës. Përparim Gruda nga PDK, Armend Zemaj nga LDK, Albana Bytyqi nga AAK-ja, Siliana Popoviq nga Lista Serbe, kurse komunitetet të tjera jo serbe do të përfaqësohen nga Fatma Taçi, Nenad Rashiq, Emilja Rexhepi, Rasim Demiri, Elbert Krasniqi, Duda Bajle, Veton Berisha, Artan Asllani, Adem Hoxha dhe Ergjan Galushi.
Derisa Komisioni të përfundojë konsultimet dhe verifikimin e mandateve, seanca është në pauzë.
