Në Kosovë sot u shënua Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Greke
Në Kosovë sot u shënua 9 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Greke, si një nga gjuhët më të vjetra në botë dhe si një shtyllë themelore e qytetërimit njerëzor, arsimit dhe historisë intelektuale.
Në Kosovë sot u shënua 9 shkurti, Dita Ndërkombëtare e gjuhës greke, si një nga gjuhët më të vjetra në botë dhe si një shtyllë themelore e qytetërimit njerëzor, arsimit dhe historisë intelektuale.
Në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, në kuadër të Qendrës për gjuhë të huaja, tashmë mbahen kurse në gjuhën greke, për studentët dhe të interesuarit në pëgjithësi. Dita Botërore e gjuhës greke, është organizuar nga Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës.
Shënimi i Ditëve Ndërkombëtare të Gjuhëve, nderon gjuhën si element jetik të identitetit kulturor. 9 Shkurti është Dita botërore e gjuhës greke dhe kjo ditë u shënua edhe në Kosovë, njëherësh për të reflektuar mbi fuqinë e fjalës dhe kontributin e qëndrueshëm të trashëgimisë gjuhësore greke në kulturën globale, shkencën, filozofinë dhe mendimin.
Dita Ndërkombëtare e gjuhës greke, është një ditë që është festuar prej vitesh, por e shpallur zyrtarisht nga UNESCO në vitin 2025, me një vendim që e njeh greqishten si një nga gjuhët më të vjetra në botë dhe si një shtyllë themelore e qytetërimit njerëzor, arsimit dhe historisë intelektuale.
Data 9 shkurt u zgjodh për të nderuar Dionisios Solomos, poetin kombëtar të Greqisë dhe autorin e Himnit të Lirisë, i cili më vonë u bë himni kombëtar grek.
