Dita e parë e mesdhetarit, Turqia fiton ndeshjen interesante me Malin e Zi
Të hënën (sot) në Pallatin e Rinisë në Prishtinë janë luajtur ndeshjet e xhiros së parë të fazës grupore në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet.
Në Grupin A ndeshja më interesante ishte ajo në mes të Turqisë dhe Malit të Zi. Hendbollistet e reja të Turqisë fituan në fund me rezultatin 19:18.
Në ndeshjen e parë të Mesdhetarit, Spanja fitoi ndaj Kosovës me rezultat 39:13. Ndërkohë bindëse ishte Rumania, që e mposhti Bullgarinë me rezultat 27:12.
Në Grupin B, Kroacia fitoi bindshëm ndaj Sllovenisë, 21:7. Italia e mposhti Maqedoninë e Veriut me rezultat 21:19, kurse ndeshja e fundit e ditës ishte ajo në mes të Sllovakisë dhe Greqisë. Sllovaket e reja fituan me rezultat 27:14.
Të martën janë gjashtë ndeshjet e xhiros së dytë. /Kosova.info/

