Kron Sadiku i Klan Kosovës denoncon kërcënimin në Policinë e Kosovës, AGK kërkon hetim urgjent

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar për një kërcënim që ka shkuar në adresë të Kron Sadikut, pjesë e televizionit Klan Kosova. Kërcënimin e marrë për shkak të punës së tij në një emision, ai e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës.

AGK-ja dënon çdo lloj forme kërcënimi apo frikësimi ndaj punonjësve të mediave dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe organeve të drejtësisë që ta hetojnë rastin me prioritet. /Kosova.info/


Go to TOP