BDI: Qeverisë aktuale të Maqedonisë së Veriut i pengon gjuha shqipe kudo

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur shqetësimin në lidhje me anashkalimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në “Facebook” kjo parti shkruan se në tabelën e vendosur në rrugën Shkup-Tetovë-Gostivar është anashkaluar gjuha shqipe.

Sipas tyre, qeverisë aktuale të Maqedonisë së Veriut nën udhëheqjen e Hristijan Mickoskit, i pengon gjuha shqipe kudo. /Kosova.info/


Go to TOP