Kompleksi “Adem Jashari”: Kujtesa kolektive që pret restaurimin

Shenjat e plumbave dhe mure të çara nga artileria e deri te mjetet e punës e transportit, kanë mbetur të ngrira në kohë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skënderajt.

Ky kompleks përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, kur forcat serbe vranë 59 persona, ndër ta anëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit, përfshirë gra dhe fëmijë.

Tash e afër 30 vjet në vazhdimësi janë bërë premtime dhe plane për restaurimin dhe konservimin e këtij kompleksi. I fundit dhe më konkreti u prezantua në fund të vitit 2024, si një masterplan për renovimin e tërësishëm të kompleksit, për të cilin nuk dihet se kur do të përfundojë tërësisht. /REL/

Një traktor i familjes Jashari ka mbetur në mes të njërës nga shtëpive ku ata u vranë dhe skelave mbrojtëse që i janë vendosur shtëpisë pak kohë pas ngjarjes të vitit 1998.

Skelat dhe streha mbrojtëse të metalta ishin paraparë të jenë zgjidhje e përkohshme për ruajtjen e shtëpive deri në restaurimin e plotë, por ato kanë mbetur të vendosura edhe sot e kësaj dite.

Nëpër kompleks shihen ende rrënoja të strukturave të shkatërruara në atë kohë.

Adem Jashari ishte një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që i rezistoi regjimit serb në Kosovë.

Familja Jashari u përball me disa ofensiva para marsit të vitit 1998. Ndërsa, në sulmin e fundit, familja ishte e rrethuar për tre ditë rresht. Mbijetoi vetëm Besarta Jashari.

Brenda kompleksit janë rregulluar varrezat e 59 të vrarëve. Aty qëndrojnë vazhdimisht ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Shenjat e djegies po ashtu janë të dukshme nëpër trarët e njërës nga shtëpitë.

Aktualisht në kompleks gjendet edhe një mini-muze që ka ekspozuar gjësendet e familjes si dhe një ciceron.

Gjurmët e plumbave dhe artilerive shihen kudo nëpër muret e shtëpive.

Sot, Adem Jashari dhe familja e tij janë nderuar me titullin “Hero i Kosovës”. Çdo vit, më 5, 6 dhe 7 mars, Kosova përkujton Epopenë e Jasharëve.

Statuja e Adem Jasharit, e cila po ashtu ka filluar të dëmtohet nga koha, është e vendosur përpara shtëpisë ku ai u vra.

Go to TOP