Pas raportimit të Kosova.info, rikthehet ndriçimi publik pranë Parkut të Qytetit

Pas publikimit të lajmit dhe reagimit të Kosova.info, ndriçimi publik është rregulluar mbrëmë vonë në lagjet që gjenden në afërsi të Parkut të Qytetit, përfshirë edhe lagjen Halil Alidemaj.

Ekipet komunale kanë ndërhyrë në terren gjatë orëve të vona të mbrëmjes, duke rikthyer ndriçimin në të gjitha rrugët dhe zonat që kishin mbetur pa drita prej disa ditësh. Banorët kanë konfirmuar se dritat janë lëshuar dhe situata është normalizuar.

Mungesa e ndriçimit kishte shkaktuar shqetësim të madh tek qytetarët, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, për shkak të pasigurisë dhe vështirësive në lëvizje./Kosova.info/

Go to TOP