Tentoi të fuste drogë brenda, kërkohet paraburgim ndaj gardianit të burgut të Dubravës
Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gardianit, Sebastian Deliat që u kap një ditë më parë pasi tentoi të fuste drogë brenda burgut të Dubravës.
Kështu merr vesh gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani duke iu referuar burimeve të saj.
Zyrtarit korrektues iu gjetën të fshehura substanca të dyshuara narkotike, që dyshohet se kishte për qëllim t’i fusë brenda.
