Arbeloa: Nuk jam magjistar, ky është Real Madridi

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, tha se nuk është magjistar pas fitores 2-1 të ekipit të tij ndaj Rayo Vallecano.

Madrilenët fituan fal një penalltie të shënuar nga Kylian Mbappe në minutën e dhjetë të kohën shtesë.

“Nuk jam magjistar. Ajo që kërkova nga lojtarët është ajo që po shoh: angazhim dhe mentalitet. Përpjekja që treguan duhet të vazhdojë. Ky është Real Madrid, dhe duhet të bëjmë më shumë se ekipet e tjera për të fituar. Jam i sigurt që Valencia do të luajë ndeshjen e vitit në shtëpi, dhe për ta fituar, do të duhet të luajmë shumë mirë”, ka thënë Arbeloa.

Ai foli edhe për reagimin e tifozëve në ‘Bernabeu’.

“Gjithmonë do të respektoj tifozët. E kuptoj nga vijnë dhe ku kemi qenë. Nga aty, lojtarët kanë treguar një mentalitet shumë të fortë. Duhet të vazhdojmë të punojmë. Nuk ka tjetër zgjidhje”, theksoi Arbeloa.


Go to TOP