Bajrami: Kurti nuk po e lufton mafinë energjetike, por Janina Ymerin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se, ndonëse në vitin 2019 premtonte luftë të ashpër ndaj mafisë energjetike, pas pesë vitesh qeverisje ka dështuar ta bëjë një gjë të tillë.

Në një reagim publik, Bajrami ka thënë se Kurti sot nuk po e lufton mafinë energjetike, por përkundrazi, përmes njerëzve dhe mekanizmave të tij, po e lufton Janina Ymerin.

Ajo ka rikujtuar se Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i zgjedhur gjatë qeverisjes së Kurtit, ka licencuar kompani të mëdha energjetike si EFT e biznesmenit Vuk Hamoviç, si dhe kompaninë NOA, të cilat sipas saj përfaqësojnë interesat e fuqishme në sektorin energjetik.

“Këtu jemi!”, ka shkruar Bajrami duke theksuar se pavarësisht rezultatit të 28 dhjetorit, ajo dhe partia e saj nuk do të heshtin përballë asaj që e konsiderojnë kapje të sektorit energjetik dhe padrejtësi politike. /Kosova.info/


Go to TOP