Napoli ndalet nga Verona në `Diego Armando Maradona`

Napoli ka shpëtuar nga humbja, por nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Hellas Veronës, në një ndeshje të vështirë të Serie A.

Vendasit janë gjendur në disavantazh prej dy golash, por kanë reaguar në pjesën e dytë për të shmangur një befasi të madhe.

Hellas Verona ka kaluar në epërsi me golin e Martin Frese, ndërsa më pas Gift Orban ka shënuar nga penalltia për 0-2, pas një vendimi të VAR.

Napoli ka pasur disa raste në pjesën e parë, por pa sukses në finalizim.

Në pjesën e dytë, Napoli e ka rritur presionin dhe e ka ngushtuar rezultatin me golin e Scott McTominay, pas një goditje nga këndi.

Vendasit kanë vazhduar sulmet dhe e kanë barazuar në minutat e fundit me golin e Giovanni Di Lorenzo.

Napoli ka pasur edhe raste për fitore, por ndeshja ka përfunduar pa fitues.

Me këtë barazim, Napoli mbetet i pamposhtur në shtëpi që nga fundi i vitit 2024, por e ka humbur rastin të ngjitet në krye të tabelës.

Ndërkohë, Verona, ka fituar një pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Go to TOP