Rrëshqitje dheu e dëmtime në disa ura, Policia apelon për kujdes në trafik
Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të vendit janë regjistruar vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu dhe dëmtime në disa ura. Policia e Kosovës po monitoron situatën dhe ka rritur praninë policore në terren për të siguruar qarkullimin e sigurt.
“U bëjmë thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar, n mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme. Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet”, njofton Policia. /Kosova.info/
Prev Post
Bora dhe acari godasin Evropën Veriore
