Agim Pajaziti “Gima”: 2025-a ishte viti i realizimit të ëndrrave dhe i nisjes së emisionit “Jo të njëjtë, por të gjithë të barabartë”
Agim Pajaziti, i njohur si Gima, ka përmbyllur vitin duke e cilësuar 2025-ën si një nga vitet më të suksesshme dhe më domethënëse të jetës së tij personale dhe profesionale.
Në një mesazh reflektues për fundvit, Pajaziti thekson se ky ishte viti i realizimit të ëndrrave të tij, i takimeve me njerëz të mirë dhe me ata që i dhanë mbështetje në momentet kur shumë të tjerë i thanë “jo”. Sipas tij, pikërisht këta njerëz që i hapën derën dhe i thanë “po”, kanë qenë vendimtarë në rrugëtimin e tij.
Aktualisht, Pajaziti është pjesë e portalit të suksesshëm Kosova Info, nën drejtimin e Emanuel Demajt, ku ka mundësinë të realizojë emisionin e tij autorial “Jo të njëjtë, por të gjithë të barabartë”. Ky emision trajton tema që lidhen me personat me aftësi të kufizuar dhe shfaqet një herë në muaj duke qenë, sipas Pajazitit, formati i parë i këtij lloji në Kosovë.
Ai pranon se gjatë këtij rrugëtimi nuk kanë munguar sfidat, të cilat shpesh kanë qenë të vështira, por që e kanë bërë më të fortë dhe më të përgatitur për sukseset e ardhshme.
Mesazhin e tij e përmbyll me urimin për Vitin e Ri duke u dëshiruar të gjithëve shëndet, dashuri dhe suksese, si dhe duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë për mbështetësit e tij.
“Ju dua”, përfundon Pajaziti duke hyrë në vitin e ri me optimizëm dhe besim në vazhdimin e misionit të tij për barazi dhe përfshirje shoqërore. /Kosova.info/
