Zogaj: Nesër vendoset drejtimi – votoni me përgjegjësi për Kosovën dhe të ardhmen
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e treguar gjatë ditëve intensive të fushatës zgjedhore duke e cilësuar atë si një periudhë me takime të shkëlqyera dhe biseda të drejtpërdrejta me fokus në Kosovën dhe të ardhmen e saj.
Në mesazhin e tij, Zogaj shprehu mirënjohje të sinqertë për secilin qytetar që i priti, e dëgjoi dhe i dha besim duke theksuar se fushata u karakterizua nga komunikim i hapur dhe angazhim i përbashkët për vizionin e vendit.
Ai nënvizoi se tani fjala u takon qytetarëve duke e cilësuar votimin si aktin më të lartë demokratik, i cili duhet ushtruar me qetësi, përgjegjësi dhe besim në vendimin personal.
“Nesër vendoset drejtimi. Për Kosovën. Për të ardhmen”, theksoi Zogaj duke ftuar qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të kontribuojnë në përcaktimin e së ardhmes së vendit.
#LDK123
#ZOGAJ22
Ai kandidon me numrin 22 në listën e LDK-së, ndërsa numri i subjektit është 123. /Kosova.info/
