Përparim Rama u bën thirrje qytetarëve: Nesër votoni LDK-në dhe Lumir Abdixhikun për një Kosovë më të drejtë
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin masivisht në votime duke e cilësuar ditën e nesërme si shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
Në mesazhin e tij, Rama ka ftuar qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e votës dhe të mbështesin Lidhjen Demokratike të Kosovës, si dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku. Ai theksoi se LDK ka qenë dhe mbetet shtëpia e vlerave, dijes, përgjegjësisë dhe shtetit ligjor.
Sipas Ramës, Lumir Abdixhiku përfaqëson një gjeneratë të re lidershipi, me vizion të qartë, energji dhe përkushtim për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.
“Zëri juaj ka peshë. Vota juaj bën dallimin”, u shpreh Rama duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në procesin zgjedhor.
Ai përfundoi thirrjen e tij duke i ftuar qytetarët që të votojnë për një Kosovë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më shpresëdhënëse duke falënderuar të gjithë për angazhimin qytetar.
“Votoni LDK. Votoni Lumir Abdixhikun”, përfundoi Rama. /Kosova.info/
