LDK mbyll fushatën në Prishtinë, Fadil Aliu: Moment vendimtar për të ardhmen e vendit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmbyllur mbrëmë fushatën zgjedhore me një tubim të madh në Prishtinë. Në një atmosferë mobilizuese, me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe strukturave partiake, u përcoll mesazhi i bashkimit dhe i vendimit për të ardhmen e Republikës.

Në tubim u theksua rëndësia e këtyre zgjedhjeve si moment përcaktues për drejtimin e vendit. Kandidati për deputet, Fadil Aliu, vlerësoi mbështetjen e qytetarëve dhe theksoi se energjia e treguar gjatë fushatës është dëshmi e besimit në vizionin e LDK-së.

LDK i ka bërë thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të shprehin vullnetin e tyre përmes votës, duke mbështetur programin dhe kandidatët e saj, me theks të veçantë te kryetari Lumir Abdixhiku dhe kandidatët për Kuvend, në mesin e tyre edhe Fadil Aliu.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit konsiderohen si një test i rëndësishëm politik dhe një moment kyç për rrugën e ardhshme institucionale të Kosovës.

Go to TOP