Uikend kryesisht i vranët dhe me intervale diellore
Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me intervale diellore.
Të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe intervale diellore. Vranësirat në viset e larta malore parashihen të sjellin riga dhe fjolla të dobëta bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 -4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.
Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por me temperatura më të ulëta, kryesisht ato minimalet.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. /Kosova.info/
