Aliu: Shpresa po kthehet, mobilizim i fuqishëm në gjithë Republikën
Kandidati i LDK-së, Fadil Aliu, tha se mobilizimi dhe përkrahja qytetare po rriten gjithandej Republikës, ndërsa theksoi se shpresa është zgjedhje e qytetarëve.
Në një postim publik, Aliu u shpreh se kjo frymë u pa qartë edhe sonte, nga Lipjani deri te Dega e Katërt në Prishtinë, ku sipas tij u dëshmua një përcaktim i qartë dhe një vullnet i jashtëzakonshëm i qytetarëve.
Ai theksoi se me afrimin e 28 dhjetorit, fryma e fitores po ndihet gjithnjë e më shumë në çdo takim, bashkëbisedim dhe duarshtrëngim me qytetarët.
Aliu falënderoi secilin për besimin dhe përkrahjen, duke theksuar se kjo mbështetje po e forcon rrugën drejt fitores, në kuadër të fushatës së LDK-së.
