Fadil Aliu, 50-shi i LDK-së: Llapi i vendosur për ndryshim

Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor, Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon mobilizimin në të gjitha anët e vendit. Sonte, Llapi u shndërrua në një nga pikat më të forta të kësaj fryme, me pjesëmarrje të madhe dhe përkrahje të qartë qytetare.

Atmosfera në tubim u karakterizua nga energjia dhe vendosmëria e llapjanëve për ringritjen e LDK-së. Mbështetje e veçantë iu dha kandidatit për deputet Fadil Aliu, numri 50 në listën e LDK-së, i njohur si 50-shi i LDK-së, si dhe kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Qytetarët e Llapit përcollën mesazhin se kanë zgjedhur shpresën dhe besimin për të ardhmen, duke riafirmuar lidhjen e tyre me vlerat e LDK-së dhe me traditën politike të kësaj treve. Në tubim u theksua edhe trashëgimia e figurave emblematike të Llapit, të cilat kanë lënë gjurmë të thella në historinë politike dhe shoqërore të vendit.

Fadil Aliu falënderoi llapjanët për pritjen dhe përkrahjen, duke e cilësuar Llapin si një shembull të mobilizimit qytetar në funksion të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Go to TOP