Osmani: Masat ndaj Kosovës fillojnë të hiqen, pjesa tjetër në janar
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi nga Brukseli, pas përfundimit të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, se masat ndaj Kosovës do të fillojnë të hiqen. Një pjesë e masave u hoq menjëherë, ndërsa të tjerat pritet të hiqen plotësisht në fund të janarit.
Osmani e përshkroi vendimin si një lajm shumë pozitiv për Kosovën, duke theksuar se ai reflekton përparim në bashkëpunimin me Bashkimin Evropian.
Ajo shtoi se kjo hap rrugën për vazhdimin e reformave dhe forcimin e marrëdhënieve evropiane, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të Kosovës për të përmbushur standardet e kërkuara.
“Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, pas diskutimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqet sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit”, tha ajo. /Kosova.info/
