Javë me mot të vranët, pa reshje dhe kushte të favorshme për bujqësi

Sipas IHMK-së, java e ardhshme (15–19 dhjetor 2025) do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, me intervale me diell dhe mjegull në orët e mëngjesit, sidomos në ultësira dhe pranë zonave ujore.

Nuk parashihen reshje, ndërsa temperaturat e ulëta mund të sjellin brymë dhe lokalisht krahnezë. Në viset malore priten më shumë rreze dielli për shkak të inverzionit termik.

Kushtet agrometeorologjike vlerësohen relativisht të favorshme për aktivitetet bujqësore, veçanërisht për mbjelljet e vonshme të grurit, me rekomandim për rritje të normës së mbjelljes, përdorim të farës së certifikuar dhe përshtatje të thellësisë së mbjelljes sipas kushteve të tokës. /Kosova.info/


Go to TOP