Fadil Aliu me mërgatën në Zvicër: Mbështetje e madhe për LDK-në nga bashkatdhetarët
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Aliu, ka qëndruar sot pranë bashkatdhetarëve në Zvicër, në një takim të organizuar nga mërgata e LDK-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aliu ka ndarë pamje nga tubimi, ku shihet pjesëmarrje e madhe dhe një atmosferë e fortë mbështetjeje nga mërgata kosovare. Ai ka vlerësuar rolin dhe angazhimin e bashkatdhetarëve, duke theksuar se mërgata mbetet një shtyllë e rëndësishme e LDK-së.
Aliu garon në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë si kandidat për deputet nga LDK me numrin 50, ndërsa takimi në Grenchen u pa si sinjal i qartë i mobilizimit dhe përkrahjes për vizionin e partisë në këto zgjedhje.
