Zogaj: Zhvillimi ekonomik është themeli i mirëqenies së qytetarëve

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Alban Zogaj ka theksuar se angazhimi i tij politik është i fokusuar në punë konkrete dhe projekte zhvillimore që synojnë forcimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies për qytetarët.

Ai ka bërë të ditur se do të angazhohet për politika që krijojnë vende të reja pune, mbështesin bizneset vendore dhe nxisin investimet, duke e konsideruar zhvillimin ekonomik si bazën kryesore të çdo përparimi shoqëror.

Sipas Zogajt, vetëm përmes një ekonomie të fortë mund të garantohet stabilitet afatgjatë dhe përmirësim i cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët. Ai ka ritheksuar zotimin e tij për zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet institucional dhe mirëqenie të barabartë për të gjithë.

Ai kandidon me numrin 22 në listën e LDK-së, ndërsa numri i subjektit është 123. /Kosova.info/


Go to TOP