Kosova në Muzeun Kombëtar “Sheikh Zayed” në Abu Dhabi
Në Zayed National Museum në Abu Dhabi, i hapur në fillim të dhjetorit 2025, Kosova është vendosur në qendër të aktiviteteve dhe veprave të themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan.
Çdo vizitor i këtij muzeu-që pritet të arrijë në miliona nga e gjithë bota në vitet në vijim-do të mësojë për vendndodhjen e Kosovës dhe lidhjen e saj me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në platformën informuese, përfshirë Kosovën, theksohet se bujaria e Sheikh Zayed ishte një detyrim moral dhe se, nën drejtimin e tij, Emiratet e Bashkuara Arabe ofruan mbi 90 miliardë AED ndihmë për 117 vende, duke ndikuar jetën e miliona njerëzve.

Në vazhdim thuhet “ Ndihma humanitare e EBA-së përfshiu edhe Kosovën në vitin 1999, përmes kontributit të Forcave të Armatosura të EBA-së në misionet paqeruajtëse të OKB-së dhe themelimit të kampit të refugjatëve “White Hands” në Kukës, për 15.000 persona”.
——-
Zayed National Museum, i vendosur në Saadiyat Island në Abu Dhabi, është një institucion kulturor i dedikuar jetës, vizionit dhe trashëgimisë së Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan, duke promovuar vlerat e unitetit, tolerancës, humanizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
