Bajrami godet sloganin e VV-së: Siguri për të korruptuarit, begati për mafien energjetike

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj sloganit zgjedhor të Vetëvendosjes “Siguri dhe begati, mos lësho pe”. Në një postim kritik, Bajrami tha se ky slogan në fakt po përkthehet në “siguri për Martin Berishajn dhe Nagip Krasniqin, e begati për mafien energjetike, NOA-n, Vuk Hamoviqin dhe Demir Fazliqin”.

Ajo akuzoi VV-në se po u bën thirrje qytetarëve “të mos lëshojnë pe në mbrojtje të secilit të korruptuar, të secilit që ka vjedhur, të secilit që ka nënshkruar kontrata njëburimore dhe ka dëmtuar rezervat shtetërore”.

Me këtë deklaratë, Bajrami tha se “fillimi i fundit të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit ka nisur më 9 shkurt dhe përfundon më 28 dhjetor” duke aluduar në procesin zgjedhor dhe pakënaqësitë e qytetarëve.

Ajo mbylli reagimin me thirrjen për mbështetje ndaj listës së LDK-së: #LDK123 dhe #HykmeteBajrami3. /Kosova.info/


Go to TOP