Abdixhiku thirrje qytetarëve: Bëhu vullnetar i fushatës së shpresës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë sot një thirrje publike për angazhim qytetar në fushatën zgjedhore të partisë duke ftuar të gjithë të interesuarit që të bëhen vullnetarë në dy javët e fundit para zgjedhjeve.
“Bëhu vullnetar i fushatës tonë. Nëse ke energji, kohë dhe zë – ky është momenti yt,” ka deklaruar Abdixhiku duke theksuar se çdo kontribut, qoftë në terren, në organizim, në rrjete sociale apo në komunikimin me qytetarët, ka rëndësi të madhe për fushatën e LDK-së.
Ai e ka cilësuar këtë si “fushatën e shpresës” dhe “fushatën e njerëzve normalë” duke nënvizuar se angazhimi qytetar është thelbësor për sjelljen e ndryshimit.
Abdixhiku u ka bërë thirrje të rinjve dhe të gjithë atyre që duan të kontribuojnë për LDK-në që të regjistrohen përmes linkut të vendosur në videomesazhin e tij.
“Bëhu pjesë e ndryshimit. Bëhu vullnetar,” përfundoi ai. /Kosova.info/
